ANIBAR NË TIRANË

E martë, 04 gusht 2015

Anibar Animation Festival vjen në Tiranë për të sjellur një program të përzgjedhur të filmave të animuar nga programi i cili do të shfaqet sivjet në festival.  

Filmat e animuar do të shfaqen në Qendren Rinore të Tiranës me 5 Gusht duke filluar nga ora 11:00.

Përveç filmave të animuar të cilët do të shfaqen në Qendrën Rinore të Tiranës, pjesë e rrugëtimit do të jetë edhe mbajtja e një workshopi të vogël me plastelina. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që në këtë mënyrë të njihen me mënyrat e krijimi të një filmi të animuar. Më pas, puna e pjesëmarrësve me plastelina do të publikohet online si video disa sekondëshe. Video që të merr më së shumti “like” dhe “share” në Facebook do të shpërblehet me bluzë të festivalit dhe bileta për festivalin e animacionit Anibar.

Organizatorët e Anibar ftojnë të gjithë që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti interesant duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe mundësinë për të fituar bileta për festivalin Anibar.#ANIBAR team.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: