LANSOHET PORTALI MAHALLA.INFO NË SHËRBIM TË AKTIVIZMIT TË QYTETARËVE TË PRIZRENIT

E shtune, 08 gusht 2015

EC Ma Ndryshe lansoi portalin www.mahalla.info, që i dedikohet aktivizmit të qytetarëve dhe grupeve të komunitetit në lagjet brenda qytetit të Prizrenit. 

Para gazetarëve është ofruar një shpjegim më i gjerë për përmbajtjen e portalit si dhe rubrikat brenda tij, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët për të adresuar propozime, ankesa, paralajmërime në lidhje me zhvillimet në lagjet e tyre si dhe të mbikëqyrin realizimin e projekteve që zbatohen në saje të mjeteve publike. 

Në portal, vizitorët mund të gjejnë informata mbi takimet nëpër lagje, vizionin e qytetarëve për lagjen e tyre, performansat e realizuara publike për të adresuar brenga të ndryshme, projektet që janë në realizim, të dhënat për problemet e identifikuara në lagjet e caktuara, hapat e aktivizmit për adresimin dhe zgjidhjen e tyre, zgjidhjet e prodhuara, etj., të cilat tani e tutje do të përditësohen në baza ditore.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: