Aktivitetet e Forumit Kulturor

E martë, 25 tetor 2016Emra të ri në Kryesinë dhe Sekretariatin e Forumit KulturorForumi Kulturor sot mbajti takimin e rregullt të Kuvendit të Anëtarëve, në të cilin u morën disa vendime të rëndësishme. Për shkak të përfundimit të mandatit të njërit anëtar të Kryesisë së Forumit, anëtarët e Forumit Kulturor, në mesin e pesë nominimeve për anëtar të ri të Kuvend, me më së shumti vota e zgjodhën Lulzim Hotin nga organizata 7 Arte dhe Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Mitrovicë. Në të njëjtën kohë, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Forumit Kulturor u votua Ares Shporta nga Fondacioni Lumbardhi dhe Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren.më shumë
E enjte, 25 qershor 2015TAKIMI ME DREJTORINË E KULTURËS DHE RROK PEJANë kuadër të projektit "Forumi për Zhvillim Kulturor", vazhdojnë takimet nëpër komuna të Kosovës ku i rradhës ishte takimi i përbashkët ndërmjet Forumit Kulturor, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe RrOK Peja. më shumë
E premte, 19 qershor 2015FOKUS GRUPI "SI TË MATET KULTURA"Në kuadër të projektit Forumi për Zhvillim Kulturor, i cili ka për qëllim të zhvillojë më tutje dhe të forcojë Forumin Kulturor të themeluar në vitin 2011, duke ofruar këshilla dhe njohuri të vlefshme për politikat kulturore të Kosovës u mbajt fokus grupi “Si të matet kultura”. më shumë
E premte, 19 qershor 2015TAKIMI ME DREJTORINË E KULTURËS NË PRISHTINËForumi për Zhvillim Kulturor ka vazhduar takimet nëpër komuna të Kosovës me qëllim të ndërtimit të një bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur. Takim i rradhës ishte ai me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport të qytetit të Prishtinës.më shumë
E mërkurë, 17 qershor 2015DEBATI "SHTETI DHE KULTURA E PAVARUR"Sot është mbajtur debati “Shteti dhe Kultura e pavarur” në Prishtinë, organizuar nga Forumi Kulturor i Kosovës. Temë qendrore e këtij debati ishte mënyra e menaxhimit të fondit për skenën e pavarur të kulturës nga Ministria e Kulturës, duke synuar përmirësimin e komunikimit për të gjetur modelin më të mirë të financimit publik. Ky debat është pjesë e përpjekjeve të Forumit Kulturor për të strukturuar dialogun mes skenës së pavarur kulturore dhe institucioneve të shtetit mbi agjendën shtetërore të kulturës.më shumë
Artikuj: 53
Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: