FORUMI KULTUROR I KOSVËS NË PANAIRIN E PRODUKTEVE SHQIPTARE "ARGJIRO FEST ON 2015"

E premte, 15 maj 2015

Në festën madhështore të Festivalit Tradicional Folklorik gjegjësisht në Mega Panairin e Produkteve Shqiptare, i cili filloji me 10 maj dhe do të zgjas deri më 16 maj 2015, në Qendrën Historike Odeoni, në mesin e shumë pjesëmarrësve morrën pjesë Forumi Kulturor i Kosovës, Teatri ODA, Dokufest dhe Ec Ma Ndryshe. 

Panairi i Produkteve Shqiptare “Argjiro Fest ON 2015” u frekuentua nga shumë vizitorë vendas dhe të vendeve të ndryshme ballkanike, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërsië Z.Edi Rama dhe Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport Z.Kujtim Shala.

Në Panair, vizituesit u njoftuan dhe informuan për së afërmi me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Kosovë, iniciativën, qëllimet dhe objektivat që synon të arrij ky Forumi Kulturor si dhe bashkëveprimet që ky Rrjet i Organizatave të Pavarura Kulturore synon të ketë tutje me organizatat tjera të pavarura kulturore në Kosovë. 

Vizitorët gjithashtu patën në dispozicion publikime të ndryshme, broshura informative, botime dhe produkteve promovuese të Forumit Kulturor të Kosovës, Ec Ma Ndryshe, Dokufest dhe Teatri ODA.

Në mesin e 160 pjesëmarrësve nga bota e biznesit, marrin pjesë dhe katër organizatat e Skenës së Pavarur Kulturore nga Shqipëria, Argjiro, Fondacioni Gjirokastra, Eksprassis Studio dhe Art Kontakt të cilat promovojne vlerat e trashegimise kulturore shqiptare, duke prezantuar vlerat kulturore të rrjeti simotër te Forumit Kulturor të Kosovës, të cilët edhe bënë të mundur organizimin e pjesëmarrjes së Forumit Kulturor të Kosovës në Panairin e Produkteve Shqiptare “Argjiro Fest ON 2015”.

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: