TAKIMI ME DREJTORINË E KULTURËS NË PRISHTINË

E premte, 19 qershor 2015

Forumi për Zhvillim Kulturor ka vazhduar takimet nëpër komuna të Kosovës me qëllim të ndërtimit të një bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur. Takim i rradhës ishte ai me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport të qytetit të Prishtinës.

Në takim u diskutua për planin e veprimit të DKRS-së brenda një viti, agjendën, mënyrën se si Forumi Kulturor mund t’i ndihmojë drejtorisë, krijimin e përbashkët të një dokumenti të politikave kulturore për Prishtinën dhe organizimin e një punëtorie të përbashkët për politika kulturore. Gjithashtu në takim u diskutua për ndrrimin  e formës së konkurrimit për subvencione e cila ishte nda në sektore brenda drejtorisë, në bazë të formatit që posedojnë konkurruesit. Gjithsej janë dy faza të subvencioneve ku në bazë të raportimit që konkurruesit ndajnë me drejtorinë ata bëhen përfitues të fondeve. Komisioni vlerësues përbëhet nga dy anëtarë të brendshëm dhe tre anëtarë të jashtëm. Prej vitit të ardhshëm po shikohet mundësia që të bëhet digjitalizimi, ku konkurruesit do të kenë mundësinë që të aplikojnë online për subvencione. 

Temë e diskutimit ishte edhe mundësia e rrjetëzimit lokal të organizatave kulturore të qytetit të Prishtinës. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: